Në prag të Ramazanit ndihmohen edhe 100 familje skamnore

PUBLIKUAR

KBI – Lipjan ka njoftuar se në prag të Ramazanit ndihmohen edhe 100 familje skamnore

“Ky gjest i mrekullueshëm u mundësua nga kompania Moni Bau – Solidaritet dhe humanizëm në veprim. Në një kohë kur mbështetja dhe solidariteti janë më të rëndësishëm se kurrë, kompania Moni Bau nga Prizreni ka treguar edhe një herë se vlerat e humanizmit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë janë pjesë e misionit të saj. Me një zemër të madhe dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm, kjo kompani ka shpërndarë 100 pako ushqimore, me dhjetëra artikuj esencialë, për familjet skamnore në komunën e Lipjanit”, ka njoftuar KBI-Lipjan.

Ky akt i bamirësisë është realizuar me ndihmën dhe koordinimin e imamit Abdullah Bahtiri, në bashkëpunim me kordinatorin e Shoqatës “Bereqeti”Skender Mehmeti, duke siguruar që ndihma të arrijë tek ata që kanë më së shumti nevojë. Falë këtij angazhimi, shumë familje kanë marrë mbështetje dhe kanë ndier ngrohtësinë e dorës së shtrirë të mirësisë, shkruan KBI-Lipjan

“Moni Bau na dëshmon se biznesi nuk është vetëm përfitim, por edhe përgjegjësi dhe kontribut për komunitetin. Le të shërbejë ky shembull si frymëzim për të gjithë ne që, me keto lloj ndihma, mund të bëjmë një ndryshim të madh në jetët e të tjerëve. Shpërndarja e pakove u bë në bashkëpunim me Qendrën për punë sociale, dhe familjet e regjistruara tek Shoqata jonë”, thuhet në njoftim

“Respekt dhe falënderim të madh për Moni Bau! Qofshi gjithmonë shembull i humanizmit dhe bujarisë” ka njoftuar.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...