Në një aeroport të Filipineve gjenden 1500 breshka të mbyllura në valixhe

PUBLIKUAR

Policia e Filipineve i ka gjetur 1529 breshka të gjalla, të cilat ishin të lidhura dhe të mbyllura në disa valixhe. Ato ishin lënë në aeroport nga persona të panjohur.

Zyrtarët e doganave i gjetën katër valixhe në Manile, të cilat ishin të mbushura me disa lloje të breshkave që janë të mbrojtura me ligj, përfshirë breshkat këmbëkuqe dhe breshkat “sulcata”.

Punëtorët e aeroportit kanë njoftuar se këto valixhe kishin ardhur nga një aeroplan nga Hong Kongu përmes një udhëtari filipinas dhe më pas janë lënë pa u vërejtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Manilas.

Besohet se vlera e përgjithshme e këtyre breshkave në treg është rreth 70 mijë euro. Këto breshka përdoren për mishin e tyre dhe shërimin e sëmundjeve përmes metodave të mjekësisë tradicionale në disa vende të Azisë.

Filipinet kanë ligje të rrepta për trafikimin e kafshëve. Personi që i ka transportuar këto breshka mund të dënohet me dy vjet burgim dhe gjobë prej 3400 eurosh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...