Në nderim të Bushit, të mërkurën mbyllet qeveria dhe tregjet financiare në SHBA

PUBLIKUAR

Qeveria dhe qendrat kryesore të tregjeve financiare do të jenë të mbyllura të mërkurën, në shenjë nderimi për vdekjen e ish-presidentit të ndjerë, George H.W. Bush. Dita e zisë kombëtare do të shënohet me mbylljen e tregjeve “New York Stock Exchange” dhe “Nasdaq”.

Stafi i këtyre tregjeve gjithashtu do ta mbajë një minutë heshtje në orën 9 e 20 minuta të mërkurën, në nderim të ish-presidentit Bush. Shefi i rezervave shtetërore, Jerome Powell, pritet që ta mbajë një fjalim lamtumirës përpara Këshillit Ekonomik.

George H.W. Bush ndërroi jetë më 30 nëntor 2018. Ai ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mik i madh i shqiptarëve. Bushi ishte politikani i parë ndërkombëtar që në vitin 1992 e kishte kërcënuar Serbinë me ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në Kosovë. Ai do të mbahet mend për nxjerrjen e vendit të tij nga Lufta e Ftohtë, shkruan “Reuters”, raporton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...