Në mesin e tri femrave dy kanë probleme seksuale!

PUBLIKUAR

Kohëve të fundit gjithnjë e më i madh është numri i pjesëtareve të gjinisë së bukur të cilat kanë probleme në krevat.

I mundon më së shumti arritja e orgazmës, ndërkaq disa nga to gjatë marrëdhënies seksuale ndiejnë edhe dhembje, mirëpo ka edhe të tjera që pas një sërë përvojash të këqija, refuzojnë seksin.

Këto rezultate negative i kanë paraqitur mjekët e Klinikës Urologjike të New Jersey, transmeton Telegrafi.

Problemet me seksin bëhen të shpeshta dhe serioze, por kur është fjala për pamundësinë e arritjes së orgazmës, plakja nuk ndikon.

Disfunksioni seksual mund të ulë dukshëm cilësinë e jetës me partnerin. Femra për shkak të kësaj është më pak e kënaqur shpirtërisht dhe fizikisht, i bie vetëbesimi, ndërkaq i rrezikohet edhe cilësia e jetës me partnerin.

Prandaj, ekspertët porosisin që sapo të hetojnë paralajmërimet e para të vështirësive, menjëherë të shkojnë te gjinekologu, thotë dr. Debra Fromer, e cila e ka bërë këtë hulumtim.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...