Në masakrën e Munihut nuk ishte vetëm një sulmues? (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Policia gjermane të premten doli në konferencë duke thënë se sulmuesi pasi kishte lënë të vdekur nëntë persona, kishe vrarë edhe veten.

Por, zyrtarët policorë asnjëherë nuk e thanë sigurt se ishte vetëm një sulmues, duke i lënë rrugët e hapura për hetime të mëtutjeshme, shkruan Indeksonline.

Sot, në rrjetet sociale është plasuar një foto që ngre dyshim për numrin e sulmuesve.

Si është e mundur që në videon që shihet 18 vjeçari duke qëlluar me armë, ai ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtër dhe këpucë të zeza, deri sa në një foto ku shihet “sulmuesi” duke kryer vetëvrasjen, ai ka të veshur këmishë me mëngë të gjata dhe atlete të bardha?

munih sulmuesi

Kjo dilemë e ngritur lë të kuptohet se në vendin e ngjarjes në Munih pati më shumë se një sulmues.

Mediat dhe policia gjermane patën raportuar se mund të bëhet fjalë për më tepër se një sulmues, por që një diçka e tillë nuk është deklaruar në konferencën policore.

Kujtojmë se nga sulmi në qendrën tregtare “Olympia”, të premten mbetën të vdekur 10 persona(duke përfshirë njërin sulmues), ku tre ishin kosovarë, tre turq, dy gjermanë dhe një grek.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...