Në Madrid dhe Londër numri i të vdekurve vazhdimisht po rritet, kërcënojnë t’ia kalojnë edhe Lombardisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Madridi dhe Londra janë duke u ballafaquar me përmasat që i ka marrë epidemia e coronacvirusit menjëherë pas Lombardisë në Itali, kurse përqindja e vdekjeve në këto dy qytete është duke u dyfishuar çdo ditë.

Lombardia në Itali ia ka marrë primatin Wuhanit në Kinë si rajoni më i goditur në botë me 6.820 vdekje, por nëse shikojmë përqindjen e vdekjeve, Londra dhe Madridi do të mund të jenë dy vendet më të prekura në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Në analizën më të re, numri i rasteve me vdekje tregon se në disa qytete përqindja po rritet më shpejtë se në tërë shtetin ku gjenden këto qytete.

Në Londër numri i vdekjeve nga coronavirusi po dyfishohet çdo dy orë, shkruan Daily Mail. Në Britani të Madhe nga mërkura deri të enjten kanë humbur jetën 87 pacientë, ku 21 prej tyre ishin vetëm në Londër. Numri i të vdekurve në këtë vend është rritur gjashtë herë më shumë për brenda një jave.

Në Spanjë forcat e armatosura kanë kërkuar ndihmë humanitare nga NATO, pasi që numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 4 mijë, kurse i të infektuarve në 40 mijë. Spanja është vendi i dytë pas Italisë që ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve, kurse Madridi është goditur më së shumti me 12.352 të infektuar dhe 1.535 të vdekur.

Jashtë Evropës, në SHBA, numri i të vdekurve ka filluar të ulë paksa ritmin krahasuar me vendet e tjera, ndërsa vetëm në New York është shumë më keq dhe nëse vazhdon me këtë tempo mund ta tejkaloj Madridin.

Më shumë se 12 mijë persona kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, kurse 125 tjerë kanë humbur jetën. Gjatë javës së kaluar SHBA-të kanë raportuar për përqindjen më të madhe të vdekjeve, sesa Kina që e kishte në momentet kulmuese të saj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar që SHBA-të mund të jenë së shpejti epiqendra e pandemisë së coronavirusit. Në anën tjetër Pentagoni se epidemia në SHBA do të zgjatë disa muaj dhe se gjendja pritet të normalizohet në korrik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...