Në Lipjan shpërndahen pako ushqimore për fëmijët bonjak dhe familjet skamnore (FOTO)

PUBLIKUAR

Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në bashkëpunim me Shoqatën bëmirëse “Qatar Catary- Kosova”, të enjten kanë shpërnda 150 pako ushqimore për familjet skamnore dhe fëmijët bonjak nga Komuna e Lipjanit.
Me këtë rast, drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Avdullah Fazliu, ka falenderuar përfaqësuesit e Organizatës humanitare “Qatar Catary- Kosova”, për ndihmat që kanë sjellë për familjet me gjendje të vështirë ekonomike, ndihma këto të cilat sado pak kanë zbutur hallet e familjeve me nevojë.
Komuna e Lipjanit në shenjë falenderimi ka ndarë mirënjohje për donatorët e vullnetit të mirë.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...