Në Lipjan, policia gjen dhe konfiskon 4kg marihuanë

PUBLIKUAR

Në orët e para të së enjtes, Policia e Kosovës ka arrestuar një serb pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se marihuana është konfiskuar, e po ashtu 2 vetura me targa vendore dhe katër telefona celularë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 4.262 kg. Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore dhe katër telefona mobilë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

FotoArkivi

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...