Në Lipjan po punohet për hartimin e Rregullores për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve

PUBLIKUAR

POLIS, organizoi punëtorinë e radhës me grupin punues për hartimin e Rregullores për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve. Kjo punëtori është pjesë e procesit të përbashkët të përcaktuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes POLIS dhe Komunës së Lipjanit, në kuadër të projektit “Përmirësimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërgjegjësimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Lipjanit”

Në këtë takim grupi punues diskutoi për secilin nen të Rregullores, duke u ndalur në secilën pikë të paraqitur, me qëllim të finalizimit të draftit të parë të Rregullores për Mbrojtje dhe të Drejtat e Fëmijëve, që më pastaj të i përcjellët Kuvendit të Komunës së Lipjanit për procedim të mëtutjeshëm.

Ky projekt është shpërblyer në kuadër të projektit “Protection of Child Rights in Kosovo” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe mbështetur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF

SHIKO MË SHUMË

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...