Në Lipjan ndezën qirinj në kujtim të Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës (FOTO)

PUBLIKUAR

Në sheshin Adem Jashari në Komunën e Lipjanit, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me shumë qytetarë të tjerë kanë ndezur qirinj në kujtim të dy të rinjve lipjanas, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, transmeton LipjaniNews.
Ndryshe, Kryetari Imri Ahmeti së bashku me përfaqësuesit Fetar në Lipjan dhe Policin e Kosovës dje në orët e vona kanë vizituar familjet në fshatin Llugaxhi ku kanë shpreh ngushëllime.
“Ky lajm i trishtë dhe i dhëmbshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjëve, ngushëllime shokëve dhe miqve. Le të jetë kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni”, ka thënë Ahmeti.
Në Komunën e Lipjanit sot kishte ditë zije, me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit, kështu duke ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në fshatin Duhël.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...