Në Lipjan mbahet debat publik me deputetë të Kuvendit të Kosovës

PUBLIKUAR

Mbi 50 qytetarë po marrin pjesë në debatin publik me deputetë të Kuvendit të Kosovës që po mbahet në #Lipjan organizuar nga #Polis me mbështetje të #KDI.

Pjesë e këtij takimi janë deputetët: Fitore Pacolli-Dalipi (LVV) dhe Fatmir Xhelili (PDK), të cilët janë duke diskutuar me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për çështje me rëndësi për këtë komunë si dhe për sfidat me të cilat qytetarët e ballafaqohen në përditshmëri, shkruan Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova

Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarë si dhe nxitjen e angazhimit qytetarë me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së të zgjedhurve.

Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” i financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (#UNDEF).

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...