Në Lipjan hapet panairi i Sportit (FOTO)

PUBLIKUAR

Me rastin e hapjes së panairit Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar sportdashësit për Ditën Olimpike Ndërkombëtare, duke shpresuar shumë që ndonjëri nga të pranishmit të marrë pjesë në garat olimpike të organizuara në botë dhe ti sjellin Lipjanit fitore e të na gëzojnë me suksese.
I pari i Komunës së Lipjanit, ka inkurajuar të gjithë të rinjtë që të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet sportive, qëllimi ynë është që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që të merren me sport, sepse sporti është shëndet, duke theksuar se Komuna e Lipjanit në vitin 2016 ka rritur subvencionet në Drejtoratin e Sportit dhe ka mbështetur të gjitha klubet sportive në Lipjan, ka thënë ndër të tjera kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti
Ndërsa, Mehmet Bogujevci, përfaqësues nga Komitetit Olimpik i Kosovës, ka falenderuar këshillin organizativ për organizimin e Panairit të Spotit në Lipjan, në veçanti Kryetarin Ahmeti për ngritjen e subvencioneve në fushën e sportit dhe nmbështetjen institucionale ndaj klubeve sportive. Ai po ashtu ka thënë se sporti ka rëndësi, jo vetëm për shoqërimin e të rinjve në mes vete, por ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit.

13510761_1200649639946846_4883488959205831216_n

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...