Në Komunën e Lipjanit ka filluar evidentimi dhe përpunimi i statistikave të sakta lidhur me pronat komunale dhe përdorshmërinë e tyre. Me realizimin e këtij projekti synimi i Komunës së Lipjanit, përkatësisht Drejtoratit për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë është që të përpunohet një evidencë e saktë e gjithë pronave komunale, nga aspekti i gjendjes aktuale, në të cilën gjendet secila pronë komunale.
Me qëllim të realizimit të këtij projekti, Komuna e Lipjanit në bashkpunim me Organizatën DEMOS së fundi kanë angazhuar 8 anketues të jashtëm, bazuar në kontratën e lartëcekur dhe në bashkpunim me Drejtoratin për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë do ta përfundojnë këtë projekt brenda periudhës tre mujore.
Komuna e Lipjanit dhe Organizata DEMOS- Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave, i financuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation- Qeveria Zvicrrane, ditë më parë kanë nëshkruar një kontratë bashkëpunimi për Verifikimin dhe Evidentimin e Pronave Komunale.


