Në Lipjan do të jenë 31 qendra të votimit, me 11 Qershor!

PUBLIKUAR

Hamza Kadriu, shef i komisionit Komunal zgjedhor në Lipjan, ka thënë se në zgjedhjet e 11 Qershorit që do të mbahen në Kosovës, në Komunën e Lipjanit do të jenë 31 qendra të votimit kjo përshkak të hapjes së 5 qendrave të reja të cilat janë hapur.

“Në zgjedhjet e 11 Qershorit janë 31 qendra të votimeve, prej tyre 3 janë të pakicave serbe, 3 janë ku votojnë Ashkalinjët, dhe 26 qendra shqiptare, ne gjithomë bazë e kemi planin operacional dhe deri më tani gjithçka po shkonë mirë”, tha Kadriu për LipjaniNews

Prej 31 maj, ora 00:00 deri më 9 Qershor, është koha ku mund të bëhet fushatë, pohon Kadriu.

“Do ta kemi një takim me shefat e shtabeve zgjedhore, do të apelojmë që të ketë një fushatë të qetë, dhe do të përcakohetn rregullat për mbajtjen e një tubimi, do të paisen me leje nga komisioni komunal me kohë, etj”, tha Kadriu /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...