Në Lipjan diskutohen kushtet dhe cilësia në arsim (FOTO)

PUBLIKUAR

Nënkryetari Sefer Tasholli dhe drejtori komunal i Arsimit Rasim Hasani, gjatë ditës së sotme kanë marrë pjesë në debatin e organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim, me temën: “Si janë kushtet dhe si të e përmirësojmë edukimin në shkollat tona”, me nxënës dhe me anëtarë të shoqërisë civile në Lipjan.
Në këtë rast nënkryetari Tasholli, ka theksuar se ne fillimisht si institucione nga paslufta kemi qenë të përqendruar në ndërtimin dhe rregullimin e ambienteve shkollore tani përveq ndërtimit dhe rregullimit të hapësirave shkollore ne po bëjmë përpjekje tjera për të siguruar kabinete dhe kushte të tjera në mënyrë që ngritet cilësia në arsim.


Ndërsa drejtori i Arsimit, Rasim Hasani ka theksuar se ne jemi qdo herë të angazhuar në përmirësimin e kushteve në shkolla në mënyrë që të krijojmë ambiente sa më atraktive dhe stimuluese për nxënësit, sepse duam që të ofrojmë kushte për të pasur cilësi në mënyrë që nxënësit tonë jenë konkurent me moshatarët e tyre në shtete e tjera përendimore.
Të pranishmit gjatë këtij takimi kanë bërë pyetje ku kanë marrë përgjegjje nga përfaqësuesit komunal.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...