Në Lipjan bëhet përurimi i Objektit të Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Rita Hajzeraj si dhe Fitim Selimin, nënkryetar i Komunës së Lipjanit, të premten kanë bërë përurimin Objektit të Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore në Lipjan, ku janë vendosur 6 klientë-rezidencial nga Komuna e Lipjanit, të cilët deri më tani kanë qenë të vendosur në Institutin Special në Shtime.
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Avdullah Fazliu, ka bërë hapjen e këtij takimi duke u shprehur mirënjohës Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila ka ndihmuar Komunën e Lipjanit në financimin e këtij objekti.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë me ndërtimin e këtij objekti po kompletohet edhe më tepër infrastruktura e nevojshme në shërbim të qytetarëve në mirëqenie të tyre, duke ururar që ky objekt të përdoret sa më pak dhe të vendosen sa më pak persona, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Ndërsa, zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Rita Hajzeraj, ka theksuar se me ndërtimin e këtij objekti po dëshmohet edhe një herë përkushtimi i institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët e vendit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...