Në Kosovë, 817 automjete lëvizin me gaz

PUBLIKUAR

Në vend dihet sa pompa të derivateve të naftës janë, po ashtu dihet edhe sa automjete qarkullojnë e të cilat përdorin për lëndë djegëse gazin (plin), por nuk dihet sasia dhe cilësia e gazit kur furnizohemi nëpër pompa, pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk ka pajisje, e as staf për të verifikuar sasinë dhe cilësinë gazit që përdorët për makina dhe në amvisëri.

Sipas statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës janë rreth 293 mijë automjete që qarkullojë, ndërsa, prej tyre 817 janë që përdorin gazin për lind djegëse, shkruan Telegrafi.

“Totali i automjeteve qe janë në qarkullim dhe që janë valide është 292,685 ndërsa automjete me gaz janë 817”, kanë thënë në përgjigjet për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Ndryshe sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në vend janë rreth 390 pompa të derivateve që furnizojnë konsumatorët në tërë vendin me gaz. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...