Në Komunën e Lipjanit mbahet seancë solemne me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Për nderë të 14 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, është mbajtur mbledhje solemne, e cila është hapur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Daut Azemi.

Ndërsa, Kryetari i Komunës Imri Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se kur sot festojmë Ditën e Pavarësisë, Republikës, sonë pashmangshëm i referohemi të kaluarës tonë të lavdishme, që e kaluam si shoqëri me gjithë ato sakrifica sublime të gjeneratave të tëra për të shënuar këtë ditë, për liri, pavarësi dhe shtetësi.

Fjalimi plotë i Kryetarit Imri Ahmeti:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit sot, festojmë 14 vjet të shtetit tonë të pavarur e sovran, sot po festojmë të lirë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ska festë më të madhe për asnjë komb sesa festa e pavarësisë së vendit. Është festa me sublime, një dhe e vetme.

E kjo festë zakonisht rrënjët i ka në përpjekjet dhe sakrificat e vazhdueshme shqiptare që sot të festojmë të lirë, në shtëpinë tonë e në vendin tonë.

Kur festojmë Ditën e Pavarësisë tonë, Republikës tonë pashmangshëm i referohemi të kaluarës tonë, sepse kjo festë determinon kujtesë e nderon përpjekjet shumëshekullore të gjithë atyre burrave e grave që bënë historinë deri te lufta e UÇK-së.

Përgjatë të kaluarës tonë, ekzistencës në këto troje, zhbërja e të qenurit në këto toka privohej e organizohej sistematikisht nga zaptues të këtyre trojeve, e vetekzistenca etnike na mësoi që nderi e pragu mbrohet me sakrificë e gjak. E pragun dhe nderin në përballje me sundues e zullumqar si shumë herë gjatë historisë e mbrojtën ndër breza shumë patriot e atdhetar për të kulmuar me rezistencën sublime të familjes Jashari dhe komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit.

Të festosh Pavarësinë e vendit tonë është e pashmangshme mirënjohja e veçantë e intelektualit dhe ideatorit të shtetit tonë presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në rrethana të okupimit klasik ndërtoi bindjen plebishitare për ndërtimin e shtetit të pavarur e sovran duke ndërtuar miqësinë e fort e të përhershme me aleatet e shtetit tonë, në veçanti SHBA, NATO-n dhe aleatëve të tjerë.

Prandaj sot e përgjithmonë Kosova i mbetet mirënjohëse miqëve tanë dhe partnerëve ndërkombëtar. Përgjatë rrugëtimit tonë të pandashëm, jetike ishte ndihma e vëllezërve tanë, e shtetit shqipëtar prandaj Kosova dhe qytetarët e saj reflektojnë mirënjohje dhe falënderim të përhershëm ndaj vëllezërve dhe shtetit shqipëtar.

Zonja dhe zotërinjë,
Sot është ditë e madhe, 14 vjet shtet duhet të na shërbejnë për të parë bilancin e asaj që synuam dhe ëndërruam ndërshekuj dhe shtetit dhe mirëqenies që sot e jetojmë.

Sot shteti ynë ka nevojë për zhvillim, ka nevojë për avancim në mirëqenien e qytetarëve tonë, shteti ynë për të qenë i barabartë e krahë shteteve duhet t’i përmbush obligimet e veta, përfundimisht duhet të respektojmë rregullat dhe normat e të qenurit shtet.

Të nderuar të pranishëm,
Momentumi politik dhe zhvillimor i vendit tonë në rrethanat e impakteve të sistemeve të mëdha shoqërore padyshim determinon subordinim të politikave shtetërore në përputhje me orientimet prointegruese që siguron stabilitet funksional shtetëror.

Në këtë orientim properendimor padyshim në horizont duken shumë sfida e përballje me vështirësi të cilat duhet ti kalojmë së bashku me aleatet e shetit tonë.
Shteti nuk mbijeton vetëm me shpallje, nuk është akt i njëhershëm, as detyre e njehershme por detyre e përhershme e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit krahas shteteve te zhvilluara perëndimore.
Na mbetet obligim i përhershëm secili nga ne që Republikën e Kosovës, vendin tonë ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, në shtet të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithëpërfshirës ku secili qytetarë do të ndjejë veten krenar për vendin e vet.
Padyshim panorama e procesit të shtetëndërtimit kërkon vazhdimësi të përkushtimit shtetëror e integrues mbi vlerat dhe parimet shtetërore.

Të nderuar të pranishëm

Sot e përgjithmonë politikat shtetërore duhet të kenë prioritet shtetin, vendi ynë ka nevojë për zhvillim e mirëqenie për qytetarët e jo duartrokitje për pushtetarët, vendi ynë duhet të jetë vend atraktiv për të jetuar e punuar rinia, e jo për të migruar nga vendlindja.

Trendi i migrimit jashtë të trurit intelektual dhe forcës rinore ka marrë drejtim të frikshëm, aq të frikshëm sa duhet të zgjojë ndjenjat e sejcilit prej nesh. Vendi duhet të lehtësoj polikat zhvillimore për rini.

Ne duhet përfundimisht të kuptojmë dhe forcojmë ndjenjën dhe dashurinë për vendin tonë duke ndërtuar vlera shtetërore në shërbim të vendit.

Prandaj na mbetet obligim i përhershëm secili nga ne që Republikën e Kosovës, vendin tonë ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, në shtet të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithë përfshirës ku secili qytetarë do të ndjejë veten krenar për vendin e vet.

Të nderuar të pranishëm , të dashur qytetar te komunës se Lipjanit URIME 14.vjetori i Pavarësisë të Shtetit tonë. Zoti e bekoftë popullin tonë, Zoti e bekoftë vendin tonë të lirë.

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...