Në Komunën e Lipjanit mbahet seancë solemne me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Për nder të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, është mbajtur mbledhje solemne, të cilën fillimisht e ka hapur kryesuesi i kuvendit komunal Daut Azemi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka thënë se kur sot festojmë Ditën e Pavarësisë, Republikës tonë kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, që e shënuam si shoqëri me epikën tonë historike, për liri, pavarësi dhe shtetësi, shkruan komuna e Lipjanit.
“Sot vet shënimi i Ditës së Pavarësisë, 11 vjetori i të qenurit shtet, vetë kjo festë kujton e nderon përpjekjet shumëshekullore të gjithë atyre burrave e grave që bënë historinë deri te lufta e UÇK-së”, tha Ahmeti.

“Sot e për mote kujtojmë arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, personalitetin e krijimit të miqësisë së përhershme me SHBA dhe vendet e zhvilluara perëndimore presidentin Ibrahim Rugova, e liria e vendit tonë është e shënuar me emrin e pavdekshëm të komandantit Adem Jashari e mijëra çlirimtarëve të UÇK-së”, shtoi Kryetari Ahmeti.

“Ne duhet të motivohemi e të zotohemi për të punuar ndershëm e me përgjegjësi për te realizuar ëndrrën e fëmijëve tanë për një jetë më të mirë në vendin tonë. Këto parime duhet të na udhëheqin për ti mbetur besnik shtetit tonë. Me motivim për atdhe e me besim në Zot të angazhohemi secili prej nesh, për të zhvilluar vendin tonë që fëmijët tanë të duan e të jetojnë Kosovën tonë”, ka përfunduar Kryetari Ahmeti.

Poashtu gjatë mbledhjes solemne qytetarëve të Komunës së Lipjanit u është drejtuar edhe Kryetari i Bashkisë së FushëArrëzit Frank Tuci, i cili ka uruar më të mirat për 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në fund të kësaj mbledhje delegacioni i Komunës të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti fillimisht kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Sheshin e qytetit, si dhe tek shtatorja Heroit “Ismet Asllani” si shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan, delegacionet nga Komuna e Lipjanit kanë nderuar dëshmorët dhe martirët me vendosjen e buqetave me lule.

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...