Në këtë orë duhet ta hiqni telefonin nga dora

PUBLIKUAR

Nuk është më një sekret se qëndrimi në celular natën vonë nuk është një veprim i mirë, pasi mund të shkaktojë çrregullime serioze të gjumit. Por psikologët nuk janë mjaftuar me këtë fakt, prandaj ata kanë bërë një studim më të gjerë për këtë temë.

Psikologët studiuan rreth 91.000 njerëz të moshave të ndryshme. Studiuesit kuptuan se qëndrimi në telefon gjatë natës, përveçse prish gjithë sistemin e gjumit, tashmë krijonte çrregullime të ndryshme si depresioni, bipolaritet dhe neuroticizmin. Profesorët e Universitetit Glasgow janë të parët që bëjnë këtë studim. Ata u morën fillimisht me moshat 37-73 dhe më pas kaluan tek grupmoshat e tjera. I vendosen në duar disa aparatura të cilat i monitoronin 24 orë për 7 dite gjithë veprimtarinë. Rezultatet që dolën ishin të frikshme, sepse ata të gjithë vuanin nga çrregullimet e mësipërme.

Gjithashtu kur u morën me personat e grupmoshës së re 18-25 vjeç ata zbuluan se përveç çrregullimeve të sipërme, ata ishin kthyer dhe në “njerëz nate”, pasi ishin më aktiv dhe produktiv natën sesa ditën. Kjo gjë ndikonte shumë si në punë dhe shkollë ashtu edhe në problemet sociale. Plus, ata gjithashtu raportuan nivele më të ulëta lumturie dhe norma më të larta të vetmisë.

Studiuesit thanë se kjo gjë duhej të ndalonte sa më shpejtë, sepse nëse vazhdon do të përhapet kudo, dhe përveçse të gjithë njerëzit do të kenë çrregullime mendore, ekziston mundësia të dalin çrregullime të reja ende të pazbuluara, në sipërfaqe vetëm prej përdorimit të aparatit celular. Në fund të studimit, ekspertët rekomandojnë që pas orës 22:00, ju të mos merreni më asnjë sekondë me celularin tuaj nëse doni të keni jetë më të qetë dhe më të lumtur./Dita

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...