Në Itali prezantohet SUV-i elektrik Aehra, do të jetë i disponueshëm edhe si limuzinë

PUBLIKUAR

Segmenti i SUV-ve premium është mbushur me rivalë, e një prej lojtarëve të rinj është Aehra.

Fjala është për kompaninë italiane Aehra e cila dizajnoi SUV-in elektrik me pamje interesante, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk është SUV-i i parë me dyer “gullwing”, megjithatë është i pari që ka edhe dyer gullwing dhe flutur.

Dyert e përparme hapen nga lart e ato të pasme nga para, derisa, por ajo çfarë tërheq më së shumti vëmendjen janë retrovizorët e hollë.

Shefi i dizajnit në kompaninë Aehra, Filippo Perini, ka thënë se dizajni i veturës paraqet “një prezencë të guximshme”.

Ai më herët ka qenë dizajneri kryesor në kompaninë Lamborghini, kështu që një pamjet e tillë e SUV-it elektrik nuk ndonjë befasi e madhe.

Reklama

Kompania italiane zbuloi dizajnin e eksterierit të SUV-it në Milano ku gjendet selia e Aehra. Bëhet fjalë për limuzinën që do të duhej të debutonte në vitin 2023.

E nëse gjithçka shkon sipas planit, SUV do të duhej t’i dërgohej nëpër garazhe blerësve në vitin 2025. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...