Në Indi treni del nga binarët, 36 të vdekur (Video)

PUBLIKUAR

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga binarët në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar në rrënoja derisa ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar trenin që të devijojë dhe të dalë nga binarët.

Të plagosurit janë dërguar në dy spitalet më të afërta derisa zëdhënësi i hekurudhës ka thënë se ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë natës në përpjekje për të gjetur të mbijetuarit, transmeton Klan Kosova.

Përplasja ndodhi të shtunën në mbrëmje derisa treni ishte nisur nga Jagdalpur në Bhubaneswar, kryeqytetin e shtetit Odisha.

Aksidentet e trenave nuk janë të pazakonta në Indi pasi më e madhe e pajisjeve hekurudhore është shumë e vjetër.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...