Në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan u kremtua “17 Shkurti” Dita e pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh

PUBLIKUAR

Sot në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan u kremtua “17 Shkurti” Dita e pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh.

Kremtimi filloi në ora 10:00 me aktivitetin “Gatuaj për lule” ku nxënësit dhe mësimdhënësit sollën ushqime tradicionale nga shtëpia nga shitja e të cilave u krijua një fond modest që do të shfrytëzohet për blerjen e luleve për ambientin e shkollës.

Konsumimi i ushqimeve të blera u shoqërua me program muzikorë të përgatitur nga nxënësit. Me të përfunduar ky aktivitet filloi ora letrare ku poetët e rinjë të gjimnazit recituan disa nga poezitë e tyre. Vlenë të theksohet se gjatë orës letrare ishin të pranishëm kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Shyqeri Galica, Agim Berisha, Albina Idrizi, Ermira Jusufi dhe  Abdullah Troshupa. Mysafirët e nderuar dhuruan disa libra për bibliotekën e shkollës.

Poashtu nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në bashkëpunim me komunën si dhe shkollën fillore “Ismajil Luma” dhe “Vëllezërit Frashëri” shfaqën program të pasur kulturo-artistik në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan.

 

Image may contain: one or more people, shoes and basketball court
Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...