Në Gjermani arrestohen 12 sirianë për tentim vrasje

PUBLIKUAR

Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se 12 sirianë janë arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë të një 19 vjeçari, i cili u plagos me thikë dy muaj më parë.

Prokurorët në qytetin perëndimor të Essen kanë thënë se sulmi ishte dukshëm i nxitur nga marrëdhënia e të riut me një vajzë 19 vjeçare siriane e cila ishte gruaja e njërit nga të dyshuarit. Kryeprokurorja Birgit Juergens ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe prindërit e njërit nga të dyshuarve. Ajo tha se të dyshuarit kishin vendosur që të vrisnin viktimën për të ruajtur “nderin” e familjes, pasi kishin parë fotografitë e tij dhe të vajzës në rrjetet sociale, transmeton rel.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në muajin Maj, ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar të mërkurën më 25 korrik të 2018, si dhe tre të tjerë janë dorëzuar vetë në polici. Të dyshuarit janë të moshës 22 e deri në 46 vjeç.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...