Në fytyrë shihen shenjat e jotolerancës ndaj ushqimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Nga racionet e forta rrudhat janë më të theksuara dhe skuqja, pigmentimi rreth mjekrës janë pasojë e mosdurimit të glutenit.

Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda, ajo do të pastrohet nga jashtë, transmeton Telegrafi.

Derisa gjurmët e netëve pa gjumë lehtë vërehen në lëkurë, shprehitë e këqija afatgjata në ushqim, gjithashtu, lënë gjurmë, të cilat është paksa e vështirë “të interpretohen”.

Në të vërtetë, çdo gjë që fusim në organizëm mund të pasqyrohet në lëkurë. Për shembull, nga ushqimi i fortë rrudhat dhe skuqja janë më të theksuara, mirëpo nëse madje jeni edhe më së paku jotolerantë ndaj ndonjë ushqimi apo alkooli, kjo qartë do të vërehet në fytyrën tuaj.

Ekzistojnë katër grupe sipas tipave të lëkurës, ato janë “fytyrë qumësht, “fytyrë sheqer”, “fytyrë gluteni” apo “fytyrë vere”.

Lloji i këtillë i “hartimit të fytyrës” nuk është risi, por praktikë e lashtë ajurverde, e cila e lidh pikën në fytyrë me pjesën e trupit.

Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda ajo do të pastrohet nga jashtë.

Fytyrë gluteni

Nëse faqet janë të skuqura dhe ekziston pigmentimi përreth mjekrës, këshillohet që të eliminoni glutenin për tri javë, të pini më shumë ujë dhe të merrni fibra.

Fytyrë qumështi

E karakterizojnë kapakët e ënjtur, qeskat e syve dhe pikat e vogla të bardha dhe vrima në mjekër. Mos hani produkte qumështi tri javë dhe patjetër merrni shtesa kalciumi.

Fytyrë sheqeri

Sheqeri i tepërt e bën tenin të hirtë dhe shkakton akne në fytyrë, supe dhe gjoks. Përgjysmojeni marrjen e sheqerit dhe gradualisht zvogëlojeni. Shumë shpejt do të shihni edhe efektet në lëkurë.

Fytyrë vere

Linjat apo skuqja midis syve, qeskave të syve, faqet dhe hunda të skuqura janë pasojë e jotolerancës ndaj verës. Alkooli dehidraton lëkurën, gjë që përkeqëson dukjen e linjave dhe të rrudhave.

Mëlçia vështirë e përpunon alkoolin prandaj do të keni linja të thella dhe skuqje midis vetullave. Mos konsumoni alkool tri javë, dhe pas kësaj mund të pini një gotë verë një herë në javë dhe do të vëreni dallimin në lëkurë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...