Në fshatin gadime mbahet Fushata e quajtur PërSHëNDETJE për një shëndet më të mirë

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme në fshatin Gadime është zhvilluar aktiviteti për ndërgjegjësimin e komunitetit për shkaqet e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe parandalimin e tyre.
Fushata e quajtur PërSHëNDETJE është organizaur nga AQH – Agjencia zvicrrane e inmplementuar nga KOPF dhe Komuna e Lipjanit konkretisht Drejtoria e Shëndetësisë.


Drejtoresha e Shendetësisë Vlora Limani Hajnuni, ka theksuar se së bashku me institucionet shëndetësore po vazhdojmë angazhimin në parandalimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse duke senzibiliaur popullaten në këtë aspekt. Edhe këtë projekt partner kryesor e kemi AQH, konstibutin e të cilit e vlerësojmë jashtë zakonisht shumë, ka thënë drejtoresha Hajnuni.
Një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Gadime duke i përfshirë edhe nxënësit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet duke u infomuar nga stafi KOPF dhe stafi QKMF- në Lipjan rreth hipertensionit, presionit të lartë dhe diabetit, por edhe i këshilluan banorët e fshatit rreth jetës së
shëndetshme dhe hapave te cilët duhet te ndiqen për një shëndet më të mirë.
Ndërsa palaqo me shokë argëtuan pjesëmarrësit e vegjel me muzikë, valle por edhe informuan për shëndetin përmes lojës.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...