Në Dobrajë të Lipjanit sekuestrohen aparatura të kriptovalutave

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës është duke vazhduar me aksionet e konfiskimit të aparateve për prodhimin e kriptovalutave.

Së fundmi është bërë sekuestrimi i disa aparateve në fshatin Dobrajë, në komunën e Lipjanit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...