KEDS nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për vendet që do të mbesin pa energji elektrike gjatë ditëve në vijim, transmeton LipjaniNews
Më 29.04.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:
Dalja 10 kV Zona Industriale (Kodi:41000009) prej orës 15:00 deri në orën 17:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Emonek, TS Coca Cola, TS Motrat Binjake, TS Janina, TS Agim Nita, TS Mulliri Millenium, TS Xella, TS Pofix, TS Semerana, TS Ekzoni, TS Keja Company, TS UBT, TS Muja dhe TS Gega.
Arsyeja e ndërprerjes: dislokimi i Trafostacionit 10(20)/0.4 kV 400 kVA sipas PEE me nr.1728 të datës 21.02.2017, punime nga firma Monting.
Më 29.04.2017 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Drenicës (Kodi:41048001) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri ne orën 18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: pjesë e Rrezez ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shalë dhe Krojmiri.
Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e shtyllave dhe vendosja e përçuesve. Punime nga firma Sonar Kosova.


