Në cilën anë e anoni kokën kur puthni? Ja se çfarë thuhet për ju

PUBLIKUAR

Puthja “flet” më shumë se një mijë fjalë. Është koha t’i kushtoni kujdes cikërrimave derisa puthni, sepse ato nganjëherë janë më të rëndësishme sesa momentet e mëdha.

Hulumtuesit e Universitetit në Saskatchewan të Kanadasë kanë ardhur në konkludim që të shumtën e rasteve dashnorët anojnë kokën e tyre në të djathtë me rastin e puthjes, ndërkaq në kahun e kundërt kur është fjala për puthjen me familjarët.

Truri i madh është i ndarë në dy hemisfera: të majtë dhe të djathtë. Kur njëra anë e trurit është aktive, do të lëvizni pjesën tjetër të trupit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse qendrat emocionale janë të vendosura në hemisferën e djathtë të trurit, ana e majtë e fytyrës suaj zakonisht tregon më shumë emocione, sesa ana e djathtë. Kështu, keni nevojë që të anoni kokën në të djathtë kur puthni partnerin, për shkak se sipas natyrës jeni të prirë që t’i tregoni anën emocionale të fytyrës.

Prandaj nuk është e tepërt t’i kushtoni kujdes se në cilën mënyrë ai anon kokën, mirëpo nëse ai e bën këtë në mënyrën e gabuar, nuk është koha të krijoni kaos.

Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në atë se si e kthejmë kokën dhe ata nuk kanë lidhje me atë se sa e duam dikë.

Për shembull, nëse është i mëngjër, kjo gjithashtu mund të ndikojë në pozitën e kokës, sepse anatomia e trurit te mëngjarashët është e kundërt. Gjithashtu mund të luajnë rol nervat në pozitën e trupit. Hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët anojnë në të majtë, kur ecin, kanë nivel më të lartë nervoze.

Megjithatë, kur putheni, bëjeni një eksperiment të vogël në atë mënyrë që të ndërroni anët, andaj ashtu mund të përfundoni se a ju konsideron partneri si anëtar familjeje.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...