Në botën e ëndrrave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Meshkujt ëndërrojnë aventurën, femrat situata reale. Ky ndryshim respektohet edhe në fëmijëri.

Emocionet, dëshirat, simpatitë përkthehen si vizione ëndrrash të lidhura para së gjithash me seksin, moshën dhe personalitetin, transmeton Telegrafi.

Çdo natë në ëndrrat tona dalim nga sjelljet e përditshme për t’u shndërruar në personazhet më fantastikë. Mund të ndryshojmë rol, profesion, moshë, identitet madje edhe seks.

Nuk ka asgjë të keqe në këtë: “transformimi” është mënyra e tërthortë nëpërmjet së cilës e pandërgjegjshmja transmeton frikën, pasiguritë, dëshirat dhe fantazitë.

* Ëndrrat mund të jenë ekstravagante apo të zakonshme. E vetmja gjë e rëndësishme është të mos i marrim siç janë: pas imazhit më të drejtpërdrejtë fshihet gjithnjë një kuptim i dytë dhe për fat të keq përkthimi nuk është i drejtpërdrejtë, veçse për një tip të limituar simbolesh.

* Analizat e mijëra ëndrrave, megjithatë kanë bërë të mundur të individualizohen skemat që duhen. Këto “kopje” janë të lidhura para së gjithash me seksin të cilit i përkasin, moshën dhe personalitetin e ëndërruesit. Edhe ngjarjet më të, rëndësishme, të jetës tentojnë t’i japin formë “skenarëve” që mund të përjetojmë, me disa variacione në ëndrrat e të gjithëve.

Mashkullore dhe femërore

Seksi përkatës është faktori i parë që influencon në mënyrën se si ëndërrohet. Kështu mund të ndajmë karakteristikat tipike të ëndrrave të grave dhe të tjera të përbashkëta me eksperiencën ëndërruese të burrave.

Dy botët e ndryshme ëndërruese janë të influencuara në një pjesë nga karakteristikat biologjike (hormonet, ndryshimet neurologjike dhe anatomike) dhe në një pjesë nga kultura tipike e njërit apo e tjetrit seks (sensibiliteti më i madh dhe aftësia më e madhe komunikuese e grave; emancipim i më i madh nga familja, e burrit…).

Po le të shohim më të detajuara ndryshimet:

Ëndrrat e saj

Gruaja është pothuajse gjithnjë protagoniste e ëndrrave të saj dhe me vështirësi ëndërron një qenie tjetër apo e bën një personazh themelor të fantazive të saj ëndërruese.

* Pranë saj sheh persona të njohur, familjarë. Edhe kur ëndërron aventurën e ndaluar është më e lehtë që imazhet të jenë psh, partneri i saj, fqinji…, pra jo një fare i panjohur.

* Në përgjithësi përqindja e burrave dhe e grave në fantazitë ëndërruese është ekuivalente. Raportet me ta janë të qeta dhe miqësore. Vetëm rrallë takimet degjenerojnë në zënie dhe agresione fizike.

* Një nga aktivitetet më të zakonshme për gratë në ëndërr është të folurit.

* Ambienti në të cilin zhvillohet ëndrra është zakonisht i njohur. Mund të jetë shtëpia, ose një vend të cilin jemi mësuar ta frekuentojmë, ose një qytet në të cilin shkohet zakonisht.

* Ashtu sikurse ndodh në realitet, edhe në ëndrra gratë janë më të vëmendshme ndaj veçorive, si psh fytyrën e personave, format dhe ngjyrën e veshjeve. Perceptojnë dhe kujtojnë aromat, ngjyrat, shijet.

* Janë pastaj momente të veçanta në të cilët bëhen edhe më të vëmendshme dhe të ndjeshme, si psh, në fazën e ciklit kur shfaqen menstruacionet, ose gjatë shtatzënisë. Ëndrrat rezultojnë më të gjalla, dhe përmbajtja e tyre bëhet më e detajuar.

Gratë ëndërrojnë shpesh ambiente të mbyllura dhe janë shumë të shpeshta referimet e ujit: kështu mund të imagjinojnë sikur gjenden në një vaskë apo në një pishinë, ose sikur shohin ujin që rrjedh apo të shkumëzojë në një ujëvarë. Ndryshon perceptimi i vetë trupit që, duket se rritet apo zvogëlohet.

Ëndrrat e tij

Burri ëndërron më shpesh sesa gratë sikur ndërron personalitet dhe transformohet në një hero të guximshëm, ndoshta duke huazuar karakteristikat e personazheve të filmave të aksionit, kronikës së zezë.

* Nëse personazhi i zgjedhur është shumë rebel mund deri edhe të zgjidhet të mos e interpretojë personalisht as në ëndërr dhe të kalojë në një rol të vogël, duke e lënë të “keqin” të veprojë si protagonist, ndoshta duke i huazuar pamjen e një miku apo të një vëllai.

* Personazhet e tjera që popullojnë ëndrrat e meshkujve janë pak, dhe në pjesën më ta madhe meshkuj. Gratë e pakta prezente nuk janë domosdoshmërish të njohura.

Përkundrazi, një konstante e ëndrrave erotike (më të shpeshta tek burrat sesa tek gratë), është ajo e pasjes së një partnereje që nuk e ke parë kurrë më parë.

* Në fantazitë e ëndrrave janë të shpeshta ndeshjet fizike dhe ngushëllimi me dhunën. Kundërshtarët e ëndërruesit janë shpesh të panjohur.

* Në përgjithësi ëndrra e tyre është më e populluar dhe më e pasur se e femrave, por mashkulli në zgjim kujton shumë pak detaje.

* Veprimi zhvillohet në hapësira të jashtme dhe në vende jo precize. Vendi më i zakonshëm ndaj të cilit referohen është vendi i punës (ndodh shpesh që burri të ëndërrojë shefin, kolegët, një tratativë të rëndësishme ose në ëndërr t’i referohet parave që, edhe pse, çuditërisht ëndërron sikur gjen apo mbledh para të vogla metalike dhe pothuajse kurrë kartëmonedha.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...