Në Bayern Munich askush nuk mund të paguhet më shumë se 20 milionë euro

PUBLIKUAR

Bayern Munich gjithmonë ka qenë klub i kujdesshëm në shpenzimin e parasë, madje edhe para krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Prandaj klubi i Bundesligës asnjëherë s’e ka gjetur veten të zhytur në borxhe.

Bayerni ka vendosur që asnjë lojtar nuk mund të ketë pagë vjetore më të lartë se 20 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Klubi ka vendosur t’i ndajë pagat në katër kategori dhe lojtari do të paguhet varësisht prej rëndësisë në skuadër.

Sipas gazetës së madhe gjermane Bild, Robert Lewandowski është i vetmi lojtar që do të marrë pagë maksimale në Bayern, 20 milionë euro në vit bruto.

Në kategorinë e parë, lojtarët do të paguhen nga 15 deri në 20 milionë euro në vit dhe këtu përfshihen yjet si Lewandowski, Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Leroy Sane.

Joshua Kimmich pritet të bëhet pjesë e këtij grupi sapo ta nënshkruajë vazhdimin e marrëveshjes dhe njëlloj do të ndodhë edhe me dyshen Leon Goretzak dhe Kingsley Coman nëse ata nënshkruajë marrëveshje të reja me klubin.

Në kategorinë e dytë, lojtarët paguhen nga 10 deri në 15 milionë euro dhe tani për tani pjesë e saj janë Kimmich, Koman dhe Serge Gnabry.

Në kategorinë e tretë, lojtarët marrin nga pesë deri në 10 milionë euro dhe ato i gëzojnë lojtarët si Niklas Sule dhe Goretzka.

Dhe në kategorinë fundit lojtarët gëzojnë pagë në vlerë deri në pesë milionë euro. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...