Në Australi po përhapet droga e rrezikshme, “pilula e portokalltë”

PUBLIKUAR

Pjesëmarrësit e festivaleve të muzikës në Australi janë njoftuar për përhapjen e një droge të rrezikshme, që po njihet si pilula e portokalltë, pasi një i ri vdiq nga mbidoza e përdorimit të saj. 22-vjeçari Joshua Tam kishte marrë pjesë në festivalin “Lost Paradise”, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Policia ka njoftuar se pjesëmarrësit kanë zbuluar metoda të sofistikuara për fshehjen e drogës, përfshirë vendosjen e saj brenda pulave të pjekura dhe kavanozëve të marmelatës. Katër pjesëmarrës të festivaleve muzikore kanë ndërruar jetë nga shtatori. Në tetor u fuqizua ligji që dënon me 25 vjet burgim të gjithë shpërndarësit e drogave vdekjeprurëse.

Zyrtarët policorë kanë njoftuar se viktima dhe dy shokët e tij kanë përdorur një substancë të panjohur. Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se pjesëmarrësit duhet të kenë kujdes nga pilulat e portokallta që aktualisht janë në qarkullim në tërë Australinë. Lidhur me këtë rast, policia i ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve posedonin të paktën 80 pilula të dyshimta, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...