Në 24 orët e fundit mbi 4 mijë civilë janë larguar nga Alepo

PUBLIKUAR

Më shumë se 4 000 civilë janë larguar në të paktën 24 orë nga qyteti sirian i Alepos, përballë avancimit të shpejtë të forcave të regjimit, sipas Observatorit sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Që prej mesnatës, rreth 1 700 civilë janë larguar drejt zonave qeveritare, ndërkohë që më shumë se 2 500 të tjerë janë strehuar në lagjet kurde të Cheikh Maqsoud”, theksoi sot OSDH.

Më herët, Observatori, që disponon një rrjet të gjerë burimesh në mbarë Sirinë, kishte përmendur shifrën prej më shumë se 500 civilë të larguar nga pjesa lindore e Alepos drejt zonave qeveritare në veri dhe perëndim të metropolit, transmeton atsh.

“Më shumë se 500 civilë u larguan nga sektori rebel i Alepos drejt zonave qeveritare pas marrjes nga ushtria të lagjes më të madhe që mund të shënojë një kthesë në marrjen nga regjimi të qytetit të dytë të Sirisë”, theksoi më herët OSDH.

Marrja të shtunën i Massaken Hanano, lagja e parë e pushtuar nga rebelët në verë të vitit 2012, është suksesi më i rëndësishëm ushtarak i ushtrisë siriane që prej fillimit të ofensivës së tij të dhunshme më 15 nëntor që parashikonte marrjen me çdo kosto të këtij sektori lindor të Alepos.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...