Ndotja e ajrit i anulon të gjitha përfitimet që i sjellin ushtrimet fizike

PUBLIKUAR

ërfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur.

Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën e thithin pleqtë kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.

Për këtë studim janë testuar 119 persona mbi moshën 60 vjet – 40 prej të cilëve ishin të shëndetshëm, 40 kishin ndonjë sëmundje të mushkërive, dhe 39 prej tyre kishin sëmundje ishemike të zemrës.

Hulumtimet e mëhershme nga britanikët kanë treguar se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur shpie në inflamacionin e enëve të gjakut, duke i përfshirë enët të cilat e furnizojnë zemrën

Ky studim është publikuar në revistën ‘The Lancet’.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...