Ndonjëherë kërcitja e zorrëve është sinjal i një problemi serioz: Ky fenomen mund të jetë shumë më tepër se një ndjenjë urie

PUBLIKUAR

Tingulli i këtillë te disa është qesharak, te disa i pakëndshëm, por më së shpeshti shfaqet kur jemi të uritur

Kërcitjen e zorrëve do ta dëgjojmë në çfarëdo kohe të ditës, ndonjëherë mund ta shoqërojnë edhe simptoma të tjera, dhe ja për se shfaqet.

Ky tingull dhe kjo shfaqje profesionalisht quhet borborigmus dhe ka të bëjë me lëvizjen e gazrave apo ushqimit nëpër traktin digjestiv, transmeton Telegrafi.

Kur hamë ushqim, zorrët lëvizin lëngun dhe thërrmijat e ushqimit me procesin e peristaltikës, domethënë përmes kontraktimit dhe relaksimit.

Kur ushqimi dhe lëngu kalojnë, ky proces vazhdon ta lëvizë ajrin dhe atëherë e dëgjojmë kërcitjen e zorrëve.

Kërcitja në stomak zakonisht do të thotë që nuk keni ngrënë ushqim tashmë një kohë. Më shpesh do ta dëgjoni nëse jeni të uritur, sepse nuk ka mbetur ushqim në stomak i cili do të “fashitë” tingullin e lëvizjeve të ajrit nëpër zorrë.

Por nëse shpesh jeni të fryrë, keni kapsllëk ose diarre, mund të ketë një problem tjetër, paralajmëroi ajo.

Ngërçet e shpeshta të stomakut të shoqëruara me gazra, diarre apo kapsllëk mund të tregojnë për sindromën e zorrës së irrituar. Nëse i keni këto simptoma prej disa kohësh, është më mirë të konsultoheni me mjekun”, tha infermierja.

Lexoni se cila simptomë, përveç diarresë, tregon se keni “kapur” një virus stomaku! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...