Ndodh në Kroaci: Hajna bombardojnë bankomatët

PUBLIKUAR

Qytetarët e Rijekës në Kroaci që jetojnë pranë qendrës tregtare “Plodine” u tmerruan nga një shpërthim i cili ka shkatërruar katër bankomate.

Sipas mediave kroate, ATM nga “Privredna banka Zagreb”, “Erste banka”, “Zagrebacka banka” dhe “Hrvatska postanska banka” janë dëmtuar nga shpërthimi dhe se sipas të dhënave të fundit, paratë nuk arritën të dilnin jashtë nga kasetat, transmeton gazetametro.net.

Tash për tash dyshohet se prapa këtij sulmi qëndron ndonjë grup hajnash që kishin për synim vjedhjen e  parave, por që këtë nuk kishin arritur ta bënin.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, mirëpo sipas mediave, akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...