Ndikimi i ushqimeve me antioksidantë kundër demencias

PUBLIKUAR

Bimët që na dhuron nëna natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun.

Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve.

Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në 22 prill 2020, thotë se ushqimet e pasura me flavonoidë na mbrojnë nga demencia.

Çfarë është demenca?

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin. Rreziku i demencës përfshin:

  • Moshën,

  • Trashegiminë genetike,

  • Përdorimin e tepruar të alkoolit,

  • Hipertensioni

  • Duhanpirja

  • Kolesteroli i lartë.

  • Ngushtimin e enëve të gjakut

Sipas ISHP-së demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme për arsyen se disa mendojnë që ajo vjen me moshën dhe për pasojë nuk ka trajtim ose ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.

Si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër demencias?

Në studimin e lartpërmendur, ekspertët analizuan të dhënat e 2,800 njerëzve të një moshe mesatare 59 vjeç të cilët nuk vuanin nga kjo sëmundje. 20 vjet më vonë, njerëzit që ishin ushqyer me më shumë ushqime me antioksidantë ishin 40 për qind më pak të prirur të vuanin nga kjo sëmundje, shkruan AgroWeb. Ekspertët sqarojnë se në botë gjenden shumë lloje antioksidantësh, por të duhurit kundër problemeve me trurin vijnë nga çaji, molla, dardha, boronica dhe luleshtrydhet.

Një sasi e larmishme dhe e duhur me antioksidantë është shtatë filxhanë çaji boronica ose tetë mollë ose dardhë dhe 19 filxhanë çaji në muaj. Sasi e pakët antioksidantësh është të konsumosh më pak se dy mollë në muaj. Studiuesit thanë se flavonoidët mbajnë larg inflamacionin nga truri dhe mbrojnë qelizat e tij në funksionet e tyre optimale duke penguar kështu sëmundje të rrezikshme.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...