Interi dhe Roma kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Rezultati në fund të ndeshjes ishte 2:2.
Roma kaloi e para në epërsi përmes Pellegrinit në minutën e 17-të, çka ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në të dytën fillimisht Skriniar realizoi me kokë dhe nuk vonoi shumë kur Hakimi realizoi për epërsinë e “Nerazzurëve”.
Krejt në fund, Mancini barazoi për Romën duke e realizuar një gol me kokë.
Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 37 pikëve, tri pikë prapa Milanit. Roma mbetet e treta me 34 pikë. /Gazeta Express/


