Sot me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Ismail Luma-Altinit, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, bëri homazhe dhe vendosi buqeta me lule pranë lapidarit të heroit në shkollën Ismail Luma, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën e tij të pavdekshme.
Nënkryetari Bytyqi theksoi se veprat dhe sakrificat e dëshmorëve, si Ismail Luma-Altini, përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë. Nderimi i tyre është një detyrim kombëtar dhe moral, njofton Komuna e Lipjanit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve!



