Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Dobrajë të Madhe ku ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pran lapidarit të Dëshmorit të Kombit Lulzim Llugiqi, me rastin e 20- të vjetorit të rënjes së tij, njofton Komuna Lipjanit.
Po ashtu, është mbajtur edhe një akademi përkujtimore me këtë rast kryetari Ahmeti çmoi lartë kontributin e Dëshmorit Lulzim Llugiqi për çlirimin e vendit.






