Nderohen me homazhe martirët e fshatit Mirenë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule pranë pllakave përkujtimore të martirëve të fshatit Mirenë, në shenjë respekti për sakrificën e tyre për lirinë e atdheut.
Me këtë rast, nënkryetari Bytyqi theksoi se kujtimi për martirët dhe dëshmorët është i shenjtë dhe do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën tonë kolektive.
Është obligim i yni si institucion, por edhe si qytetarë, që ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi këtë trashëgimi të lavdishme të qëndresës dhe flijimit për atdhe.
Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të kombit!

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...