Një delegacion i Komunës së Lipjanit i udhëhequr nga Kryetari i Komunës,Imri Ahmeti, së bashku me Komandantin e stacionit Policisë, Bashkim Bytyqi sot me rastin e 20-të vjetorit të rënies së martirëve të fshatrave Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë komplekseve memoriale kushtuar këtyre martirëve, njofton Komuna.






