Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Një delegacion i Komunës së Lipjanit i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot në nderim të 19-të vjetorit të rënies së martirëve nga Komuna e Lipjanit, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh pranë kompleksit memorial në fshatin Hallaq i Vogël dhe Rufc të Ri.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani”, është mbajtur Akademi Përkujtimore, në nderim të 19-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Lipjanit. Qytetarë të shumtë morën pjesë në këtë akademi për të nderuar të rënët, duke përkujtuar kështu 19-të vjetorin e terrorit dhe masakrave të forcave serbe në Komunën tonë.[

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se sot nuk mund t’i shmangemi rikujtimit të atyre ditëve të Prillit, të Prillit të përgjakur, kur dhuna, krisma e vrasje, vaj e dhembje, kur era e shkatërrimeve mbuloi gjithë fshatrat tona e në veçanti në Sllovi, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

“Se Liria ka çmimin e vet gjithmon e patëm në ndërdijen tonë kolektive, prandaj dëshmorët dhe martirët tanë nuk u pushtuan, ata vetëdijshëm u flijuan për ndërtimin e vendit tonë të lirë, sepse lirinë mjafton ta besosh, siç besuan ata fuqishëm me sakrificën e tyre për shtet –formim dhe shtet – ndërtim”, tha Kryetarit Ahmeti.

Ai po ashtu tha se obligimi ynë i përbashkët është jo vetëm shënimi i përvjetorëve, por edhe përkushtimi, angazhimi konsistent, i përhershëm moral dhe institucional i punës me përgjegjësi për të realizuar amanetin, ënderren, idealin e gjithë dëshmorëve dhe martirëve tanë.

“Na thërret dhe na obligon gjaku i dëshmorëve dhe martiëve të kombit, na thërret e kaluara dhe e tashmja, na obligon loti e vajtimi i nënave e familjarëve të dëshmorëve e martirëve për t’i dhënë krah e fuqi vendit tonë, për të zhvilluar dhe integruar Kosovën tonë ashtu siç e deshi Adem Jashari e shumë e shumë dëshmor e martir të vendit tone”, ka shtuar kryetari Ahmeti.

Fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i fshatit Hallaq i Vogël, Mustafë Gashi. Ai tha se dëshmorët dhe martirët, janë gurëthemeli i vendit tonë, kujtimi për ta, do të ruhet ndër breza.

Akademia është përmbyllur me dy recitale dhe dy këngë korale

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...