Nderohen Dëshmorët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në Qendrën Kulturore “ Tahir Sinani”, në Lipjan është mbajtur Akademi Përkujtimore, me rastin e 14 qershorit, ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.

Sot po shënjojmë një ditë të veçantë – ditën e dëshmorëve të kombit në komunën e Lipjanit. Si sot e përherë ndër breza do nderohen përjetësisht dëshmorët e martiret e kombit, vepra sublime e të cilëve faktoi e ndërtoi themelet e lirisë, themelet e shtetësisë së vendit tonë, thuhet tutje.

“Sot jemi bashkë për të nderuar e do nderojmë përjetësisht gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sot e përherë ne i nderojmë duke punuar e zhvilluar vendin tonë, synime e amanete të gjakut të dëshmorëve e të gjithë brezave për liri e mëvetësi të trojeve tona. Nderi më i madh i′u bëhet sot dëshmorëve duke punuar drejt, duke vlerësuar të mirën nga e keqja, duke vlerësuar progresin për të punuar më tutje për ta ndërtuar një vend mikpritës të qëndrueshëm dhe shumë motivues për të jetuar dhe punuar me nderë.
Kreu i Lipjanit, po ashtu ka thënë se të gjithë ne që sot e gëzojmë lirinë, shtetësinë tonë vlerësojmë, kujtojmë, nderojmë, të kaluarën, sakrificën, luftën heroike të djemve e vashave dëshmore të kombit por përherë të na mbaj ndërgjegjja për idealet e dëshmorëve.

“Ne duhet të jemi të përgjegjshëm karshi gjakut dhe djersës të gjeneratave të tëra, të cilat luftuan për liri, pavarësi dhe demokraci. Shteti ka rregullat e veta, ato rregulla janë themeli i shtetit tonë, njofton Komuna.

Ne duhet t′a duam shtetin tonë, duhet t’i qëndrojmë besnik shtetit tonë. Bashkë t’i kundërvihemi të keqes. Të forcojmë të mirën”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Akademia është përmbyllur me program të pasur kulturor e artistik, kushtuar dëshmorëve.

Po ashtu, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor, gjatë ditës së sotme kanë nderuar duke bërë homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari , në sheshin e qytetit të Lipjanit si dhe pranë shtatores së Heroit të Kombit Ismet Asllani në parkun e qytetit.

Image may contain: 12 people, people standing
Image may contain: one or more people, people on stage and indoor
Image may contain: 20 people, people smiling, people standing
Image may contain: 6 people, indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...