Ndërhyrja brutale e lojtarit të Villarrealit që ka mundur t’ia humbë sezonin Messit

PUBLIKUAR

Lionel Messi ishte me fat që shpëtoi pa ndonjë gërvishtje, megjithëse ndaj tij pati një ndërhyrje brutale në fitoren e Barcelonës 2:1 kundër Villarrealit të dielën.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i shpëtoi një ndërhyrjeje të fëlliqët e cila ka mundur t’ia humbiste sezonin, raporton Gazeta Express.

Manu Trigueros u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi kërceu drejt e në nyjën e këmbës së majtë të Messit, duke e shkelur me forcë të tepruar argjentinasin me taket e tij me thumba.

Pasi qëndroi për disa minuta i shtrirë dhe e kërkoi ndihmën e mjekëve, Messi ia doli të çohej dhe ta vazhdojë ndeshjen.

Messi luajti 25 minutat e mbetur dhe nuk tregoi ndonjë shenjë dëmtimi.

Barcelona do t’i ketë gjashtë ndeshje finale në La Liga, pasi nëse i fiton të gjitha takimet e mbetura, atëherë do të shpallet kampione. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...