Ndalohet vëzhgimi i fshehtë i pensionistëve invalidorë

PUBLIKUAR

Autoritetet përgjegjëse nuk guxojnë t`i vëzhgojnë në mënyrë të fshehur pensionistët e invaliditetit (IV) me qëllimin për të zbuluar abuzimin e parave të sigurimit nga ana e tyre.

Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale, duke iu referuar një vendimi që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka mare për një rast të sigurimit nga aksidentet.

Për observim (monitorim, vëzhgim) të përfituesve të pensionit invalidor mungon baza e qartë ligjore, ka theksuar Gjykata Federale, transmeton albinfo.ch. Së këndejmi, Zyra Federale për Sigurime Sociale bazuar në vendimin në fjalë ka vendosur që përkohësisht të mos urdhërojë më observime të tilla dhe t`i ndërpresë ato që tashmë kanë qenë duke u zhvilluar.

Në rastin konkret, gjyqtarët nga Lozana kanë vendosur që, dëshmitë e nxjerra nga vëzhgimi i tillë, mund të përdoren. Pensioni Invalidor i ishte ndërprerë me të drejtë personit pasi që interesi publik kishte qenë më i madh se ai individual i personit të prekur me atë rast, transmeton albinfo.ch. Ky person ishte monitoruar vetëm në ambiente publike dhe vetëm gjatë katër ditëve, nga 5 deri 9 orë në ditë.

Para observimit të tij, autoritetet tashmë kishin dyshime se ai përfitonte pa të drejtë pensionin invalidor. Kështu, gjykata konstaton se prekja e sferës private në këtë rast ka qenë relativisht e lehtë. Ndërsa ajo që ndalohet është observimi në hapësirat jo publike, gjegjësisht në ambientet private ku frekuenton personi, përcjell albinfo.ch.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...