Ndalohet serbi që po kontrabandonte pemë nga Serbia në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e vona të së mërkurës, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë: Pjeshkë 4200 kg, nektarinë 3500 kg, dardhë 1650 kg, kumbull 1450 kg dhe kajsi 800 kg.

Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti “kalim i paautorizuar i kufirit” dhe “kontrabandim me mall”.

Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë./Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...