Ndahen Stela dhe Çimi, ish-konkurrentja e Përputhen bën deklaratën e papritur

PUBLIKUAR

Stela dhe Çimi i “Përputhen +40” i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Lajmin e ndarjes e ka dhënë vet Stela përmes disa postimeve në rrjetet sociale ku shkruan se e ka marrë vesh për ndarjen kur Çimi ka hequr nga Instagrami i tij fotot që kanë dalë bashkë.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagramin e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Ajo poston një video nga studio kur kanë qenë në “Për’puthen” dhe shkruan: “Kush e sheh Çimin në rrugë ju lutem mund ta pyesni”.

Mëngjesin e sotëm, ish-konkurrentja i ka kthyer përgjigje të gjithë ndjekësve, të cilët e kanë pyetur se pse nuk ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me Çimin.

“Mirëmëngjes! Shumë persona më shkruajnë pse nuk i heq fotot me Çimin nga Instagram-i… Unë nuk jam fëmijë si disa të tjerë, ato janë kujtime të bukura për aq sa zgjati…  Ditë të mbarë e faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Stela.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...