NBA merr vendim: Lojtarët do të jenë me truproja për të mos u përqafuar me kolegët

PUBLIKUAR

NBA, përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 mes basketbollistëve dhe stafeve drejtuese në 30 ekipet.

Numër që tregon se koronavirus është ende i pranishëm në këtë sport, çka ka sjellë shtyrjen e 17 ndeshjeve deri më tani në NBA, që nga fillimi i sezonit.

Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë kanë përfunduar në karantinë. Për të parandaluar sa më shumë përhapjen e infektimeve.

Ndërkohë, për të evituar kontaktet e tepërta, NBA ka marrë një tjetër masë. Para ndeshjeve, gjatë kohës që lojtarët bëjnë nxehjen në parket, në mesin e fushës do të qëndrojnë disa bodyguard (truproja).

Ata nuk do të lejojnë që lojtarët të përshëndeten me kolegët e ekipit tjetër, të takohen apo përqafohen. Gjatë nxehjes, lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë në gjysmëfushën e tyre

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...