Navas flet për penalltinë vendimtare që ia mbrojti Messit

PUBLIKUAR

Jo vetëm që ia mbrojti Lionel Messit penalltinë, por Keylor Navas i bëri disa pritje të tjera vendimtare për t’i ndihmuar skuadrës së vet Paris Saint-Germain të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

PSG-ja e priti Barçën në Paris për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales me vetëbesim pasi e kishte fituar 4:1 ndeshjen e parë në Camp Nou, por gjërat kanë mundur të ishin shumë më ndryshe sikur mos të ishte për paraqitjen e portierit nga Kosta Rika, transmeton Gazeta Express.

Katalonasit e nisën ndeshjen furishëm dhe krijuar një mori rastesh dhe kanë mundur të shkonin me epërsi prej 2:1 në pushimin mes pjesëve, por Navas e ndali penalltinë e Messit.

Navas i bëri disa pritje të tjera vendimtare në vazhdim dhe PSG-ja u kualifikua për në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:1.
Duke folur pas ndeshjes, Navas tha: “Jam shumë i lumtur, ishte ndeshje e vështirë. Sa i përket penalltisë, është gjithmonë e vështirë t’i ndalesh ato, veçanërisht ndaj Messit. Por falë Zotit u përqendrova

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...